Mbi 30 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë

Bota po shënon rritje të numrit të të prekurve me koronavirus.

Bota

29/03/2020 08:58

Sipas statistikave të cilat ofrohen në kohë reale, deri tani në tërë botën janë konfirmuar 664 mijë e 590 raste me Covid-19, transmeton lajmi.net.

Nga ky numër i përgjithshëm, janë shënuar 30 mijë e 890 viktima dhe mbi 142 mijë të shëruar.

Numrin më të madh të rasteve të konfirmuara e ka SHBA-ja me 123 mijë 776 pacientë, pasuar nga Italia me 92 mijë e 472 dhe Kina me 81 mijë e 394.

Italia shënon numrin më të madh të viktimave, saktësisht 10 mijë e 23, pasuar nga Spanja me 5 mijë e 982.

Statistikat në kohë reale lidhur me përhapjen e koronavirusit mund t’i ndiqni duke klikuar KËTU. /Lajmi.net/