Mbi 3 mijë viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Numri i fundit i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 3 mijë. Rreth 2 mijë e 316 njerëz raportohet se kanë vdekur vetëm në Turqi, ndërsa në Siri janë regjistruar 1 mijë e 293 viktima. Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave…

Bota

06/02/2023 21:54

Numri i fundit i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 3 mijë.

Rreth 2 mijë e 316 njerëz raportohet se kanë vdekur vetëm në Turqi, ndërsa në Siri janë regjistruar 1 mijë e 293 viktima.

Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën.

Mijëra të tjerë janë plagosur, ndërsa një numër i madh njerëzish kanë ngelur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Qeveri të ndryshme dhe organizata të shumta ndërkombëtare kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Ndryshe nga Kosova tanimë janë nisur ushtarë të shumtë, të cilët pritet t’i dalin në ndihmë Turqisë pas tragjedisë së tërmetit që ndodhi sot./Lajmi.net/