Mbi 22 mijë persona të prekur nga virusi Zika

Më shumë se 22.600 raste të prekur nga virusi Zika, në mesin e tyre 2.824 gra shtatzëna janë konfirmuar në Kolumbi, vendi i dytë më i prekur nga virusi i përhapur nga mushkonjat, pas Brazilit, sipas një raporti të fundit zyrtar të publikuar sot.

Bota

06/02/2016 23:06

Në total 25.645 raste të prekur nga virusi Zika janë regjistruar në të gjithë territorin kombëtar në javën e katërt të muajit janar, duke përfshirë 22.612 raste të konfirmuara dhe 3.033 raste të dyshuara, sqaroi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (INS) në lidhje me këto shifra të paraqitura.

Nga numri i saktë i rasteve të raportuara 64,8 për qind janë femra, në mesin e tyre 2.824 raste të konfirmuara gra shtatzëna.

Një ditë më parë autoritetet kolumbiane njoftuan për tre të vdekur në mesin e pacientëve të prekur nga virusi Zika të cilët vuanin gjithashtu nga sindroma Guillain-Barre, e një çrregullimi të rrallë që prek sistemin nervor./Kp