Mbi 200 minatorë turq të vdekur, qindra të tjerë të bllokuar

Mbi 200 minatorë turq kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë bllokuar pas një shpërthimi të zjarrit që ka ndodhur të martën në mbrëmje në një minierë qymyrguri në qytetin e Soma, në jug të Stambollit.

Bota

14/05/2014 12:17

Ekipet e shpëtimit janë duke pompuar ajër të freskët në minierë ndërkohë që ata po përpiqen t’i nxjerrin nga miniera minatorët e bllokuar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit deri më tani kanë evakuuar qindra minatorë. Zyrtarisht është njoftuar se deri tani kanë vdekur 201 veta, ndërsa para shpërthimit në minierë ishin 787 minatorë.

Në kohën e shpërthimit brenda minierës është shkaktuar zjarr i madh, ndërkohë që autoritetet turke frikësohen se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh se sa ëshët raportuar.

Presidenti turk Abdullah Gul ka urdhëruar guvernatorin e provincës Manisa të mobilizojë të gjitha burimet në dispozicion për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtimin e minatorëve.