Mbi 20 të lënduar në protestë kanë kërkuar trajtim në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, deri tani kanë kërkuar trajtim mbi 20 persona, me lëndime që kanë marrë nga goditjet me gjësende të forta dhe nga gazi lotsjellës. 

Lajme

27/01/2015 14:59

Raportohet se lëndimet nuk rrezikojnë jetën e atyre që deri tani kanë kërkuar trajtim në QKUK. 

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu, ka thënë se deri me tani mbi 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ai ka thënë se në mesin e të lënduarave ka protestues por edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas tij të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmë nuk janë në gjendje të rëndë dhe lëndimet e tyre janë të lehta.