Mbi 2 milionë tapi turke kanë arritur në Kadastrën e Shkupit

Më shumë se 2 milionë tapi turke kanë arritur në Kadastrën e Shkupit, të cilat dëshmojnë për pronarët e tokës dhe objekteve tjera në Maqedoni për periudhën nga viti 1847 deri në vitin 1912.

Lajme

31/12/2014 19:12

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe paluajtshmëri, Sllavçe Trpevski.

Sipas tij, deri tani janë përkthyer 1100 tapi turke që dëshmojnë pwr fletëposeduesit e tokës dhe pronarët e vjetër të objekteve nga viti 1874, raporton Zhurnal.mk.

“Ato janë të dhëna historike, të cilët qytetarëve mund t’ju ndihmojnë që t’i përdorin në procedurat e denacionalizimit, po ashtu me ato mund të dëshmohet pronësia e caktuar para organeve përgjegjëse. Është e pamundshme që këto tapi të regjistrohen drejtpërdrejt në sistemin tonë të Kadastrës”, ka deklaruar Trpevski.