Mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19 vetëm në Prishtinë

Ka filluar të bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 10 mijë e 800 raste aktive me koronavirus, e që më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës.

Lajme

15/02/2022 08:01

Aktualisht në Prishtinë janë 2 mijë e 407 raste aktive me COVID-19. Ndërsa e dyta për numrin më të lartë të rasteve aktive është Komuna e Pejës, me 801 raste, Gjilani me 711, Ferizaj me 705, Prizreni me 646, Fushë Kosova me 505, Gjakova me 457 raste, Podujeva 437, Lipjani 429, Mitrovica 379, Klina 334, Vushtrria 295 si dhe vende tjera me qindra, e dhjetëra raste aktive me COVID-19.

Të hënën IKShPK njoftoi për dy raste të vdekjes dhe 247 raste të reja me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.314 testime, 247 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 2.096 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312.

Në total numri i rasteve aktive është 10.800.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linku./Lajmi.net/