Mbi 15 mijë raste aktive me COVID në Kosovë, 369 mijë qytetarë të imunizuar

Rënia e rasteve ditore me COVID-19, ka bërë që në Kosovë të bie edhe numri i rasteve aktive.

Lajme

14/09/2021 23:19

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 15 mijë e 835 raste aktive, shkruan lajmi.net.

Në total, janë dhënë 1 milion e 66 vaksina, teksa me të dy dozat janë imunizuar gjithësej 369 mijë qytyetarë, shkruan lajmi.net.

Aktualisht janë në fuqi masat restriktive të vëna nga qeveria Kurti të cilat do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.

Varësisht nga situata epidemiologjike, pritet të ketë lirim të tyre, varësisht edhe nga numri i të vaksinuarve. /Lajmi.net/