Mbi 12 milionë sirianë kanë nevojë për ndihma

Shefja e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Valerie Amos ka vlerësuar se 12.2 milionë sirianë kanë nevojë për ndihma për shkak të shtimit të dhunës dhe përkeqësimit të kushteve në Siri.

Bota

26/11/2014 17:53

Mbrëmë gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Amos tha se dërgimi i ndihmave nga Turqia dhe Jordania në hapësirat nën kontrollin e kryengritësve në Siri, pa miratimin e qeverisë, megjithatë ka “bërë ndryshim”, transmeton REL.

Ajo ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit ta zgjatë autorizimin e Kombeve të Bashkuara për vazhdimin e lejimit të ndihmave të tilla, meqë mandati aktual kalon në muajin janar.

Valerie Amos tha se 7.6 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Sirisë, ndërsa 3.2 milionë janë larguar në vendet e tjera, që paraqet zhvendosjen më të madhe shkaku i konflikteve të armatosura.