Mbi 1000 biznese të shuara që nga janari (VIDEO)

Që nga janari i vitit 2015 në Kosovë janë shuar 1106 biznese.

Lajme

27/09/2015 20:32

E që nga viti 2000 e deri në vitin 2015 arsyet se përse shuhen bizneset sipas Mehdi Pllashnikut nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë për shkak të mos zhvillimit të aktiviteteve dhe mos gjetjes së vetes në aktivitete të cilin është regjistruar biznesi

Ndërsa kryetari i Odës ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu është shprehur se dukuria e shuarjes së bizneseve është duke u përcjell edhe në këtë vit, dhe se problemet ekonomike të vitit 2014 janë bartur edhe në vitin 2015./Tribuna Channel

YouTube player