Mbi 10 mijë serbë me dokumente kosovare

Integrimi i qytetarëve serbë në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës po shkon mjaft ngadalë, por megjithëkëtë me shpresa se ky proces do të përshpejtohet në të ardhmen e afërt.   

Lajme

11/01/2015 09:33

Sipas Ministrisë së Punëve të  Brendshme të Kosovës, në vitin 2014 kanë aplikuar më shumë se 10,000 serbë për tu pajisur me dokumente personale të vendit tonë.

Sipas zyrës për Komunikim Publik të MPB-së, janë  9,484 letërnjoftime dhe rreth 900 pasaporta kosovara të prodhuara për qytetarë serbë të vendit.