Mbi 1 milion euro shtesë për Policinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, bazuar në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare shtesë për fundvit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, njoftoi MPB përmes një komunikate për media.
Lajme
Mjetet të cilat do t’i bart MPB-ja për Policinë e Kosovës në bazë të këtij vendimi, janë siguruar pas negociatave që ka bërë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me kompaninë austriake OESD (bëhet fjalë për kompaninë e prodhimit të pasaportave biometrike – sqarim ynë). Si rrjedhojë e negociatave, nga pesë milionë e gjashtëqind mijë eurot, sa është dashur t’i paguhen kompanisë, pas vendimit të arbitrazhit, do të paguhen vetëm katër milionë e nëntëqind e pesëdhjetë mijë euro. Pjesa që kanë mbetur do t’u jepen si mbështetje për Policinë e Kosovës.
Shuma që ka ndarë MPB-ja për Policinë e Kosovës së bashku me paratë e buxhetit të Policisë së Kosovës, në total do të jetë 1 milion e 160 mijë e 425 euro.
Qëllimi i këtij vendimi është që ndahen këto mjeteve në bazë të vlerësimit të punës së përgjithshme dhe sukseseve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, si një ndër institucionet më të besueshme të Republikës së Kosovës.