Mbi 1 mijë tiketa dënimi për shoferët brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet dhe arrestimet gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme

21/09/2019 15:15

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 47 aksidente trafiku.

22 prej tyre janë aksidente me të lënduar, ndërsa 25 të tjera vetëm me dëme materiale.

Ndërkaq, për shkelje të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1 mijë e 477 tiketa trafiku.

Vetëm më 20 shtator policia ka njoftuar se ka arrestuar 19 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/