Mbi 1 mijë e 100 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë e 190 gjoba trafiku.

Lajme

28/11/2021 09:51

Ndërkaq, për mos respektim të ligjit antiCOVID janë shqiptuar gjithsej 356 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar nëntë persona si dhe pesë janë dërguar në mbajtje.

Sipas statistikave të policisë, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 22 aksidente ku ka pasur të lënduar.