Mbi 1.5 milion të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën

Numri i të prekurve më koronavirus në botë ka kaluar shifrën prej 1.5 milion.

Bota

08/04/2020 23:45

Sipas “Worldometers”, deri të mërkurën në mbrëmje janë regjistruar 1.501.368 raste me Covid-19, ndërkohë kanë vdekur si pasojë e virusit 87.834 persona, shkruan lajmi.net.

I njëjti burim bën me dije se numri më i madh i rasteve raportohet në SHBA-ja (422.800), pas të cilës pasojnë Spanja (146.690) dhe Italia (139,422).

Danimarka është bërë vendi i parë në Evropë që ka kufizuar masat izoluese për parandalimin e COVID-19. /Lajmi.net/