Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në kryeqytet – Përparim Rama prezanton analizat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroanaliza në mënyrë që të menaxhohet më mirë trafiku në kryeqytet. ‘’Analizat janë realizuar nga IPKO, në bashkëpunim me UNDP dhe Komunën e Prishtinës’’, ka shkruar ai. I pari i Prishtinës ka thënë edhe se Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë…

Lajme

22/03/2025 20:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroanaliza në mënyrë që të menaxhohet më mirë trafiku në kryeqytet.

‘’Analizat janë realizuar nga IPKO, në bashkëpunim me UNDP dhe Komunën e Prishtinës’’, ka shkruar ai.

I pari i Prishtinës ka thënë edhe se Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në Prishtinë.

Postimi:

Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në Kryeqytet.

Vetëm abonentët e IPKO-s përfaqësojnë rreth 780,000 vozitës që lëvizin në rrugët e Prishtinës. 🚗

📊 Për të menaxhuar më mirë trafikun, janë realizuar mikroanaliza që tregojnë lëvizjen, destinacionet dhe pikat më të ngarkuara në qytet.

🚦 Vendimmarrje e bazuar në të dhëna – për një Kryeqytet më të qasshëm.

Analizat janë realizuar nga IPKO, në bashkëpunim me UNDP dhe Komunën e Prishtinës.