Mbetjet e Trepçës kontaminojnë Kosovën (Video)

Trepça me mbetjet e saj është ndotësi më i madh në Kosovë. Madje, mbetjet e saj kontaminojnë tokën, ajrin dhe ujin. Rreth 40 deri në 50 për qind e ndotjes së ajrit në Kosovë ndodh nga transporti. Kështu ka deklaruar në emisionin Euro Tribuna, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit, Ilir Morina.

Lajme

02/02/2016 00:00

“Ndotësit më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm janë ndotësit e Trepçës ato që kontaminojnë tokën, ajrin dhe ujin aty ku gjinden me mbi 40 milionë tonë mbetje në shtatë pika, ajo donë zgjidhe por është zgjidhje mjaft e vështirë edhe është sfidë për të ardhmen”.

Ai tha se mbetjet e zinkut të Trepçës, dhe plumbit janë mbetjet me përqindje më të lartë. Sipas tij, pikërisht për këtë ka pasur ofertues që këto mbetje t’i marrin dhe t’i riciklojnë. Por për shkak të problemeve në kompletim të bordit Agjencia Kosovare e Privatizimit ka ndaluar eksportin i cili ka filluar në Kinë.

“Kanë qenë në tender për t’u ricikluar, ka qenë një eksport për Kinë dhe u ndal dhe faji ka qenë menaxhimi i dobët i Agjencisë Kosovare të Privatizimit e cila ka bërë ndalimin ose në një farë mënyre Trepça është e varur dhe e izoluar nga kjo agjenci dhe nuk mund të punoj me ekspert të saj dhe me ekspert të Ministrisë së Mjedisit që kemi pas plane ambicioze për zgjidhjen e këtij problemi dhe janë ndaluar ato tendere”.

YouTube player