Mbetet akoma të punohet për të realizuar amanetin e Agim Ramadanit
Ditën e tretë dhe përmbyllëse të manifestimit tradicional “Ditët e Agimit 2015”, ka nisur sot me homazhe tek shtatorja e dëshmorit të kombit, Agim Ramadani.

Lajme
Në shenjë nderimi për dëshmorin kurora lulesh kanë vendosur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë komunalë.
“Agim Ramadani është sublimim i luftëtarit të Karadakut, luftëtarit të Gjilanit dhe kësaj pjese të madhe të Kosovës dhe lufta për Kosovë dhe për shqiptari ka qenë mision i tij. Fatkeqësisht, gjysma e rrugës është realizuar, por duhet të punohet akoma që të realizohen. Amaneti i tyre është që të gjithë shqiptarët, kudo që janë, të jetojnë të lirë e të bashkuar dhe sot në Kosovën e lirë duhet të punojmë shumë që vërtetë ata të pushojnë qetë sepse sakrifica e madhe, gjaku i derdhur, thyerja e kufirit, mbeten simbolika më e madhe e tij, që Agimi dhe bashkëluftëtarët e Brigadës 138 dhe të gjithë bashkëluftëtarët e luftës çlirimtare e kanë vulosur njëherë e përgjithmonë këtë ditë të bardhë në Kosovë dhe Gjilan”, ka thënë kreu i Gjilanit, raporton rajonipress.