Mbesa e Faik Konicës në marshin për Aleppo: Ndihmone popullin sirian, ky nuk është njerëzimi
Randa Al Azem është mbesa e Faik Konicës, edhe ajo sot ishte e pranishme në protestën kundër bombardimeve në Aleppo që u mbajt para pak minutash.

Lajme
Në protestë ishte i pranishëm një numër shumë i vogël i qytetarëve, raporton lajmi.net.
Randa është e lindur në Siri dhe jeton në Kosovë.
Gjysmë siriane e gjysmë shqiptare, ajo e ndien dhimbjen që po i shkaktohet popullit në Aleppo.
Ngjarjet në Aleppo ajo i konsideron krim, e madje thotë se bota nuk po bënë asgjë.
“Ndihmone popullin sirian, kjo që po bëni nuk është njerëzim”, tha ajo.
E megjithatë, numri i protestuesve mbet i paktë, e ata që ishin kërkuan më shumë të jepet ndihmë për popullin në Aleppo. /Lajmi.net/