Mbappe zgjedh trajnerin me të cilin dëshiron të punojë

Kylian Mbappe ka ide të qarta për të ardhmen.

Sport

20/07/2019 11:04

Talenti francez nuk e ka ndërmend të transferohet te Real Madrid në La Liga, por duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Premierliga.

Kampioni i botës me Francën ka qenë në listën e dëshirave të Florentino Perez, për një transferim të mundshëm te Real Madrid këtë verë.

Por, sipas ‘El Pais’, lojtari ka plane tjera për të ardhmen.

Kjo media raporton se Mbappe dëshiron të punojë me Guardiolan te Manchester City, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse Manchester City do të shfaq interesim për Mbappen, që dihet tashmë që nuk është i lumtur te PSG./Lajmi.net/