Mbappe tek Real Madrid? Marquinhos dyshon mbi të ardhmen e sulmuesit të PSG

Qendër mbrojtësi i Paris Saint Germain, Marquinhos, ka shprehur dyshimet e tij mbi të ardhmen e shokut të skuadrës, Kylian Mbappe.

Sport

25/05/2019 16:44

Mbappe së fundmi ka lëshuar disa deklarata rreth të ardhmes së tij, duke nxitur thashethemet për një kalim të mundshëm të tijin tek Real Madrid.

I riu francez është shprehur i hapur për sfida dhe aventura të reja, duke potencuar se ato mund të jenë edhe jashtë PSG.

Nga këto deklarata, i befasuar është shprehur edhe qendër mbrojtësi i PSG, Marquinhos.

“Unë nuk e kam kuptuar me të vërtetë mesazhin që ai deshi ta shpërndante” ka thënë reprezentuesi i Brazilit, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai ka folur për këtë me drejtuesit e klubit dhe ndoshta edhe trajnerit. AI nuk tha ndonjë gjë tek ne. Duhet ta pyesni atë për kuptimin e fjalisë” ka thënë tutje mbrojtësi.

“Ne kemi lojtarë të rëndësishëm; Ai është një nga më të rëndësishmit. Ai është akoma i ri, por ai është i fortë mentalisht, sa i përket përgjegjësisë për atë që ato thotë dhe ato që bën në fushë”  ka thënë ndër të tjerash Marquinhos.

Pas gjithë këtyre ndodhive, Real Madrid qëndron në sfond duke vëzhguar me kujdes situatën dhe në gatishmëri për të lansuar ofertat. /Lajmi.net/