Mbappe te Bayern Munich, përgjigjet Uli Hoeness

Uli Hoeness e adhuron transferimin e Kylian Mbappes te Bayern Munich.

Sport

16/04/2019 10:13

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka thënë se do ta pëlqente shuam transferimin e Kylian Mbappes te PSG.

Por, i pari i skuadrës gjermane ka thënë se ata nuk mund ta transferojnë sulmuesin francez, pasi do të ishin në telashe me FIFA-n.

“Unë do ta transferoja menjëherë Mbappen. Ia është një lojtar i mrekullueshëm, por nuk i kemi paratë e mjaftueshme”, tha fillimisht Uli Hoeness, përcjell lajmi.net.

“Nuk është pyetja nëse Mbappe vlen aq shumë para, por pyetja është nëse një klub mund ta transferonte atë pa hyr në probleme? Jo, nuk mundet askush ta bëjë atë gjë.”, ka shtuar më tej presidenti i Bayernit. /Lajmi.net/