Mbappe shkruan histori me Francën

Ylli francez, Kylian Mbappe ka arritur një rekord historik me Kombëtaren e Francës, shkruan lajmi.net.

Sport

07/10/2021 21:06

22-vjeçari ka përbërë 11-shen e francezëve të Dechamps në ndeshjen që Franca është duke e zhvilluar momentalisht ndaj Belgjikës, kësisoj ai ka vendosur një rekord.

Mbappe tani ka regjistruar ndeshjen e tij të 50-të me Francën, duke u bërë lojtari më i ri në histori të kombëtares franceze që prek këtë shifër paraqitjesh.

Francezi e bëri këtë në vetëm 22 vite e 291 ditë.

Mbappe në 49 ndeshjet paraprake ka realizuar 17 gola për ‘trikolorët’, gjersa ka regjistruar edhe 16 asistime të tjera, sipas ‘Transfermarkt’. /Lajmi.net