Mbappe: Nuk kërkova të largohem nga PSG, s’është e vërtetë që jam i nevrikosur me klubin
Kylian Mbappe ka hedhur poshtë raportimet e fundit që u lidhën me të. Kylian Mbappe ishte edhe një herë në qendër të vëmendjes, me emrin e tij që lidhej përsëri me largim të mundshëm nga PSG. Pas ndeshjes ndaj Marseille, lojtari ka hedhur poshtë gjithë këto zëra, duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë në…
Sport
Kylian Mbappe ka hedhur poshtë raportimet e fundit që u lidhën me të.
Kylian Mbappe ishte edhe një herë në qendër të vëmendjes, me emrin e tij që lidhej përsëri me largim të mundshëm nga PSG.
Pas ndeshjes ndaj Marseille, lojtari ka hedhur poshtë gjithë këto zëra, duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë në mesin e tyre.
“Unë nuk kam kërkuar të largohem nga PSG gjatë janarit”, ka thënë Mbappe, transmeton lajmi.net.
“Nuk jam i inatosur me klubin, s’është e vërtetë”, ka thënë ai për ‘RMC’.
Emri i Mbappe lidhej me një kalim te Liverpool ose Real Madrid. Në janar s’do të ndodh asnjëra. /Lajmi.net/