Mbappe ndikohet nga ardhja e Messit, vazhdon ta kërkojë largimin

Arritja e Lionel Messit te PSG-ja do këtë ndikim në statusin e Kylian Mbappe te klubi francez.

Sport

15/08/2021 16:10

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë vlerësohet si ndër më të mirët në histori dhe me ardhjen në “Parkun e Princave” ka ndikuar tek francezi, transmeton lajmi.net.

Mbappe vazhdon ta dëshirojë largimin nga PSG-ja, pavarësisht që presidenti Nasser Al-Khelaifi mbetet i mendimit se do rinovojë kontratën.

PSG e transferoi Mbappen për 180 milionë euro, pas një edicioni të mrekullueshëm te Monaco ku arriti në gjysmëfinale të LK dhe iu ndihmoi të fitojnë Ligue 1.

Gjatë viteve të fundit, Mbappe ka qenë ylli i PSG-së edhe para Neymar, derisa arritja e Messit mund të bëjë që ky aspekt të ndryshojë.

Pos kësaj, AS, raporton se Mbappe është i zemëruar edhe nga ekonomike, ngase të dy, Neymar (30 milionë euro plus bonuse) dhe Messi (40 milionë euro) e tejkalojnë nga fitimi, me francezin që fiton rreth 20 milionë euro për vit.

Real Madrid – skuadra e vetme e interesuar për Mbappe

Refuzimi i kontratës ka ndikuar që Real Madrid të planifikojë ta transferojë këtë verë ose vitin tjetër falas.

Nëse PSG nis negociatat Real Madrid do ofrojë 120 – 150 milionë euro, vlerë që është më e mirë se falas.

Ndërkohë, në rast të largimit, PSG do fokusohet për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Juventus./Lajmi.net/