Mbappe me dhuratë të veçantë për Khabib, i jep fanellën pas het-trikut

Boksieri më i mirë në histori të UFC-së, Khabib Nurmagomedov ishte i pranishëm dje në "Camp Nou" në fitoren bindëse të PSG-së (1 - 4).

Sport

17/02/2021 14:18

Në këtë ndeshje, sulmuesi Kylian Mbappe shkëlqeu me het-trik, përcjellë lajmi.net.

Pas ndeshjes, francezi ka bërë një dhuratë për luftëtarin rus, duke i dhuruar fanellën me të cilën realizoi het-trik.

Në fanellë shkruante: ‘Për Khabib’ së bashku me autografin e lojtarit.

Khabib pas ndeshjes në Instagram konfirmoi se mori fanellën e francezit./Lajmi.net/