Mbappe ‘lëshon bombën’, shenjë që po largohet drejt Realit?

Kylian Mbappe ka 'tronditur' të gjithë Evropën duke pranuar se e ardhmja e tij mund të qëndrojë larg Paris Saint-Germain.

Sport

20/05/2019 08:24

Fituesi i Kupës së Botës pranoi çmimin si ‘Lojtari më i mirë i Ligue 1’ kur ai dha një fjalim që sugjeron se mund të vazhdojë përpara.

Ai fillimisht ka thënë: “Sigurisht ka pasur shumë zhgënjime këtë sezon, por kjo është pjesë e futbollit”, përcjell lajmi.net.

”Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua, po mbërri në ndoshta pikën e parë apo të dytë të kthesës në karrierën time.”.

”Kam mësuar shumë këtu dhe mendoj se është ndoshta koha që të kemi më shumë përgjegjësi”.

”Ndoshta në PSG, kjo do të më jepte kënaqësi të madhe, ose ndoshta diku tjetër për një projekt të ri”, përfundoi ylli francez. /Lajmi.net/