Mbappe: Largimi i Diarra dhe Buffon na ndikoi shumë

Kylian Mbappe ka treguar se kush ishin largimet që e dëmtuan më shumë skuadrën e Paris Saint Germain.

Sport

26/06/2020 22:42

Ylli i PSG, Mbappe, ka përmendur Gianluigi Buffon dhe Lassana Diarra si dy emrat që e ndikuan skuadrën më së shumti kur u larguan.

Ata ishin dy lojtarë me shumë përvojë dhe ndihmonin shumë parisienët, duke bërë pastaj që mungesa e tyre të vërehej.

“Ai ishte xhaxhai Lass, një vëlla i madh që mund të llogarisje në të. Ai më tregonte për karrierën e tij, klubet e tij. Ai bëri gabime, kështu që më dha këshilla. Ai më ndihmoi në kohët e vështira”, ka thënë Mbappe për Lassana Diarra, transmeton lajmi.net.

“Unë gjithmonë dëgjoj lojtarët e vjetër. Buffon ishte gjithashtu shumë i rëndësishëm për mua. Më afektoi largimi i Lass, më afektoi edhe të shihja Buffonin tek ikte”, ka shtuar francezi.

Edhe Kylian Mbappe tashmë lidhet me një largim të mundshëm nga Parisi. Reali shihet si destinacion i mundshëm për të, por edhe Liverpooli. /Lajmi.net/