Mbappe e shtyu me shpatull Messin, reagon ashpër Rooney

Wayne Rooney ka reaguar ashpër ndaj Kylian Mbappe. Treshja sulmuese e Paris Saint Germain, Messi Neymar dhe Mbappe duket se është drejt përçarjes. Krejt kjo ndodhë për arsye që klubi i ka dhënë Mbappes më shumë autoritet se që duhet, me nënshkrimin e kontratë së re me parisienët. Në ndeshjen e fundit të Ligue 1…

Sport

18/08/2022 18:10

Wayne Rooney ka reaguar ashpër ndaj Kylian Mbappe.

Treshja sulmuese e Paris Saint Germain, Messi Neymar dhe Mbappe duket se është drejt përçarjes.

Krejt kjo ndodhë për arsye që klubi i ka dhënë Mbappes më shumë autoritet se që duhet, me nënshkrimin e kontratë së re me parisienët.

Në ndeshjen e fundit të Ligue 1 të PSG ndaj Montepellier, francezi shtyu me krah Leo Messin.

E për këtë ka reaguar edhe Wayne Rooney, duke thënë:

“Një lojtar 22-23 vjeç e shtynë Messin me shpatull… Nuk kam parë kurrë një ego më të madhe në jetën time. Le t’i kujtojë dikush Mbappes se kur Messi ishte në moshën e tij, ai kishte tashmë katër Topa të Artë”, citohet të ketë thënë Rooney për ‘Depar Sports’, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se së fundmi edhe marrëdhënia e Mbappes me Neymar Jr është ftohur, pasi braziliani kishe pëlqyer një postim ku kritikohej PSG që kanë vendosur ta lënë francezin të godas penalltitë.

Më poshtë e gjeni videon ku Mbappe shtynë me shpatull yllin argjentinas: