Mbappe drejt Realit, PSG gjen pasuesin adekuat

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe pritet që në verë të kalojë te Real Madrid.

Sport

26/10/2021 12:50

“Los Blancos” e duan me patjetër francezin dhe duan të nënshkruajnë parakontratë qysh në afatin e janarit, transmeton lajmi.net.

Real Madrid bëri disa oferta në afatin e kaluar veror, por PSG vendosi ta mbajë Mbappen me shpresën se do e bindin për kontratë të re.

Francezit i skadon kontrata në verë, derisa deri me tani i ka rezistuar të gjitha ofertave të “Parisienëve”.

Në rast që kjo nuk ndryshon deri në janar, Reali është i lirë të nënshkruajë parakontratë me Mbappen qysh me 1 janar.

Siç raportojnë mediat në Gjermani, me saktësisht Sky Germany, PSG është duke planifikuar për të ardhmen dhe ylli i RB Salzburgut, Karim Adeyemi është pasuesi adekuat.

Adeyemi është 19-vjeçar që ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje dhe është i hapur për një sfidë më të lartë larg Austrisë.

Ende s’ka asgjë konkrete, mirëpo PSG duket që është vërtet e interesuar për gjermanin./Lajmi.net/