“Mbappe do të ishte një transferim fantastik për Real Madridin”

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe, është një nga lojtarët më të mirë në botë, dhe ai do të ishte një shtesë e vlefshme në radhët e Real Madrid sipas Luis Figos.

Sport

18/02/2020 16:16

Në moshën 21 vjeçare, Mbappe ka arritur më shumë suksese sesa shumica e lojtarëve që ia dalin të fitojnë gjatë një karriere të tërë.

Francezi ka fituar tri herë titullin e Ligue 1, e po ashtu edhe Kupën e Botës me kombëtaren e tij.

“Mosha nuk do të thotë asgjë kur i keni të gjitha këto cilësi”, ka deklaruar Figo, përcjell lajmi.net.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai të vazhdojë të jetë i apasionuar pas këtij sporti, që ai të vazhdon të përmirësohet, kjo është mënyra se si ai do të arrijë gjithçka që dëshiron”.

“Mbappe është një lojtar i ri, një nga më të mirët në botë, një nga më të shtrenjtët. Ai luan në një ekip që nuk ka probleme financiare, nuk e di sa do të jetë i mundur transferimi i tij, por do të ishte një nënshkrim i qëlluar për Real Madridin”./Lajmi.net/