Mbappe dëshiron kalimin te Real Madridi

Kylian Mbappe duket se do të largohet nga PSG.

Sport

17/08/2021 12:11

Mbappe prej kohësh është lidhur me një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.

Futbollisti thuhet se është i interesuar për një kalim te Real Madridi.

Sipas ‘El Chiringuito’, Sulmuesi nuk dëshiron të mbetet më në PSG, ai kërkon të transferohet në Spanjë gjatë kësaj vere.

Raportohet se drejtuesit e ‘Los Blancos’ do të hidhen në sulm për blerjen e tij në ditët në vijim, me një ofertë mbi 100 milionë euro.

Francezi ka kontratë me ‘Parisienët’ deri në qershor të vitit 2022, dhe nuk ka shprehur fare interesim që ta vazhdojë.

Mbetet të shihet e ardhmja e 20-vjeçarit gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/