Mbaju Britani e Madhe, porosit Rusia

Zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse janë zotuar se fluturaket e tyre do ta përshkojnë Britaninë e Madhe gjatë gjithë vitit 2015.

Bota

25/02/2015 16:47

Njëjtë sikur gjatë gjithë vitit të kaluar, fluturaket ruse do të observojnë zonat britanike.

Si shkruan Daily Mail e transmeton Indeksonline, javëve të fundit janë parë fluturaket e aviacioni britanik të luftës Typhoon (tajfun) të përcjella nga eskorta e fluturakeve bombarduese Russian Bear duke fluturuar shumë afër zonave ajrore të Britanisë.

Gjeneral-lejtnanti Anatoly Zhikharev, komandues i flotës ajrore ruse, e ka bërë shumë të qartë se fluturaket bombarduese do të jenë të gatshme për çdo eventualitet.