Mbajnë të njëjtin emër dhe mbiemër, por ja marrëdhënia e vërtetë mes dy ‘Sara Hoxha-ve’

E dashura e Ledrit dhe trashëgimtarja e TCH mbajnë të njëjtin emër dhe mbiemër.

ShowBiz

13/08/2020 08:06

Partnerja e Ledri Vulës dhe trashëmtarja e Top Channel kanë të njëjtin emër dhe mbiemër, shkruan lajmi.net.

Përveç emrit ato duket se kanë edhe miqësi mes vete dhe së fundmi janë bërë bashkë në një festë ditëlindje.

Ka qenë e dashura e Ledrit e cila ka ndarë një foto me Hoxhën duke shkruar: “Nuk mund të gjeja dika më të mirë me të cilin mund të ndaja emrin”, duke qenë se vajzat përveçse emrit gëzojnë dhe të njëjtin mbiemër. Me siguri ato gëzojnë miqësi bashkë dhe këtë e tregojnë dhe momentet pranë njëra-tjetrës në të njëjtën festë. Përveç emrit të përbashkët çfarë i bashkon tjetër vajzat është fakti se trashëgimtarja e ‘Top Channel’ është mami e dy djemve, ndërsa e dashura e zemrës së Vulës është tashmë në pritje të ëmbël dhe në vetëm pak muaj pritet të bëhet nënë për herë të parë./Lajmi.net/