Mbahet konferencë për gjendjen e ajrit në Kosovë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot organizon tryezën me temë “Cilësia e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet”, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Lajme

10/11/2017 08:34

Në kuadër të tryezës do të prezantohet “Plani i aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit vjeshtë-dimër 2017-2018” dhe do të diskutohet mbi rolin dhe angazhimin e institucioneve dhe të organizatave tjera në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Komunikata e plotë:

Ju njoftojmë që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në udhëheqje të Ministres znj. Albena Reshitaj  organizon tryezën  me temë: “Cilësia e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet”, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Në këtë Tryezë do të marrin pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, Ministrat z. Valdrin Lluka, z. Uran  Ismajli, z. Bajram  Hasani, z.  Pal  Lekaj, Donatorë, OJQ etj.

Në kuadër të tryezës do të prezantohet “Plani i aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit vjeshtë-dimër 2017-2018”, dhe do të diskutohet mbi rolin dhe angazhimin e institucioneve dhe të organizatave tjera në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Tryeza mbahet sot, me 10.11.2017, me fillim në ora 13:00, në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës, salla P-38, Prishtinë.