Mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës

Sot në Tiranë do të mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilin do të marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, përfshi edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Lajme

28/05/2015 09:14

Në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë edhe liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë.

Nuk është njoftuar zyrtarisht nëse kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet ende në Shqipëri, do të marr pjesë në ketë forum.