Mazreku para meçit me djalin e Arkanit: Do ta shkatërroj boksa, më zi se NATO

Boksieri kosovar, Petrit Mazrekaj duket enzuziast për meçin e tij kundër djalit të kriminelit serb, Arkanit, Velko Rezhnjatovic.

Sport

16/07/2019 15:34

Përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook, Mazrekaj duket se është më i motivuar se kurrë për meçin i cili ende nuk është i përcaktuar me datë të saktë.

”Epilogu i krimineleve qe vrasin, tashme eshte i qarte. Arkani dhe paramilitaret e tij jane perzene nga Kosova si humbes te flliqur, duke ia pamundesu me bo krime te tjera. Ndersa djalit te tij, do t’ia pamundesoje qe me dale ne ring perseri. Do ta shkaterroje boksa, me zi se sa tomahowkat e NATO-se.
Shqipet fluturojne larte!”, ka shkruar boksieri shqiptar që nuk njeh asnjë humbje, transmeton lajmi.net.

Meçi ishte parashikuar të luhej në fund të gushtit, por Rezhnjatovic i kërkoi Mazrekajt të vinte në Beograd. Ky i fundit refuzoi për shkaqe sigurie dhe meçi është shtyer për disa javë, ndërsa pritet të ndodhë në mesin e muajit shtator. /Lajmi.net/