Mayweather kthehet në boks, cakton kundërshtarin legjendar

Floyd Mayweather ka thënë se do të rikthehet nga pensioni për një tjetër ballafaqim me Manny Pacquiao.

Sport

15/09/2018 14:00

Floyd Mayweather ka befasuar tifozët e boksit duke paralajmëruar rikthimin e tij në sport.

Ish boksieri i pamposhtur amerikan ka thënë se do të rikthehet nga pensioni për një tjetër ballafaqim me Manny Pacquiao.

Mayweather dhe Pacquiao u xhiruan së bashku duke konfirmuar ballafaqimin e ri.

“Do të kthehem për t’u takuar me Manny Pacquiao gjatë këtij viti, një tjetër meç me vlerë prej nëntë shifrash”, shkroi amerikani në Instagram, përcjell “lajmi.net”.

Mayweather dhe Pacquiao ishin ballafaquar më 205 në MGM Grand në Las Vegas ku amerikani fitoi me vendim unanim. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

I’m coming back to fight Manny Pacquiao this year. Another 9 figure pay day on the way @mayweatherpromotions

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on