Mayweather i përgjigjet McGregorit për ftesën e revanshit

Conor McGregor mbrëmë ka shkruar në ‘Twitter’ se dëshiron një revansh me boksierin amerikan, Floyd Mayweather.

Sport

09/03/2019 18:51

Dy luftëtarët kishin zhvilluar një duel në ringun e boksit, me rregullat e boksit, në të cilin kishte triumfuar amerikani Mayweather.

Së fundmi, luftëtari irlandez i UFC, ka bërë thirrje për një revansh, dhe për këtë pranoi përgjigje të shpejtë.

“Të gjihtë duan një revansh me mua. Mos u shqetësoni për këtë” ka thënë ai kur ka folur për ‘TMZ’, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë thonë diçka. Nuk shqetësohem për këtë. Kam bërë më shumë se një bilion. E dini këtë” ka thënë tutje ai.

“Nuk shqetësohem aspak. Floyd është i pamposhtur. Askush nuk më mposhtë mua. Të gjithë e dini këtë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Kështu, Floyd nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete, por në njëfarë mënyre ka hedhur poshtë ftesën e irlandezit McGregor. /Lajmi.net/