May: Publiku është lodhur, duke shtuar “Unë jam në anën tuaj”

Duke mbajtur fjalimin të cilin kryeministrja Britanike, Theresa May i drejtohet popullit, ka kritikuar deputetët e Britanisë për veprimet e tyre, duke thënë se është çasti i fundit që ata të marrin një vendim.

Bota

20/03/2019 23:45

Ajo tha se publik është lodhur dhe se kjo sagë e BREXIT-it duhet të përfundojë sa më shpejtë. Ajo ndër tjera duke folur për publikun tha “Unë jam në anën tuaj, deputetët duhet ta dinë se janë njerëzit janë lodhur”

Ajo gjithashtu shtoi se personalisht i vjen keq për sjelljet e deputetëve të Parlamentit Britanik.

Britania e Madhe duhet të largohet nga BE-ja të premten e ardhshme, më 29 mars, nëse nuk ndryshohet data për largim.

Britania tashmë ka dërguar kërkesën për shtyrjen e afatit për largim, por duhet që të gjitha 27 vendet e tjera të BE-së të pajtohen për një shtyrje të afatit për largim.

Sot gjatë ditës Donald Tusk, kryetari i Komisionit Evropian tha se beson që shtetet e BE-së do të pajtohen që ta shtyjnë datën e largimit, por vetëm nëse marrëveshja kalon në parlamentin Britanik.