Maxwell: E dua Messin në PSG

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Maxwell ka pranuar se dëshiron që gjiganti francez ta transferojë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

07/02/2015 14:14

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Maxwell ka deklaruar se do të dëshironte që klubi francez të transferonte yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Maxwell luajti me Messin gjatë kohës sa ishte në Camp Nou, dhe dëshiron të ribashkohet me të në Parc des Princes.

“Kam luajtur me shumë futbollistë, por më duhet të pranoj se më i miri është Messi. Kam luajtur edhe kundër tij, për mua është më i miri në histori”, deklaroi Maxwell.

“Kë do të dëshiroja ta transferonim? Pyetje e vështirë por them Lionel Messi”, u shpreh ai.