Maxi s’ia zgjat dorën Icardit

Maxi Lopez nuk ia ka zgjatur dorën mikut të tij të dikurshëm të ngushtë, Mauro Icardi, para ndeshjes ndërmjet Sampdorias dhe Interit, që po luhet në stadiumin Marassi. Në fakt, para lojës, siç ndodh gjithmonë të përshëndeten futbollistët, kur i erdhi radha bashkëkombësit të tij, Lopez e injoroi. Kjo ndodhi pasi sulmuesi i Interit është…

Sport

13/04/2014 14:56

Maxi Lopez nuk ia ka zgjatur dorën mikut të tij të dikurshëm të ngushtë, Mauro Icardi, para ndeshjes ndërmjet Sampdorias dhe Interit, që po luhet në stadiumin Marassi.

Në fakt, para lojës, siç ndodh gjithmonë të përshëndeten futbollistët, kur i erdhi radha bashkëkombësit të tij, Lopez e injoroi.

Kjo ndodhi pasi sulmuesi i Interit është në lidhje pikërisht me ish gruan e Maxit, Ëanda Nara, gjë që ka bërë që miqësia në mes të dy futbollistëve të marrë fund.

Gjesti i Lopez është përshëndetur nga tifozët e klubit nga Genova me një ‘Ole’.

Pas disa minutash, Icardi shënoi gol dhe festoi pranë tifozëve vendës, duke shkaktuar polemika dhe duke i mllefosur tifozët vendës.

E në anën tjetër Maxi Lopez ishte protagonist në aspektin e keq, pasi dështoi nga penalltia, të cilën ia priti portieri Samir Handanovic.