Mavraj transferohet në Koln

Mërgim Mavraj nuk është më lojtar i Greuther Furthit. Qendërmbrojtësi kosovar ka kaluar në radhës e Kolnit, me të cilin sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligë.

Sport

19/05/2014 18:25

Mërgim Mavraj ka vendosur të largohet nga Greuther Furthi, për ta vazhduar karrierën në Koln.

 Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti kosovar përmes rrjetin social Facebook. 

“Tashmë është zyrtare, unë po largohem nga Greuther Furth për të kaluar te Kolni. Dëshiroj ta falënderoj skuadrën për këto tri vjet fantastik, ku kam përjetuar gjithçka si futbollist”, ka shkruar përfaqësuesi shqiptar. 

Mavraj ka njoftuar se do ta vesh fanellën me numër 5 dhe do të luajë në Bundesligë me Kolnin. 

Ai nuk arriti me Furthin që ta siguronte inkuadrimin në Bundesligë, pas barazimit të dyfishtë në barazh me Hamburgun, i cili mbeti në elitë vetëm falë peshës së golit të mysafirit.