Mavraj sërish në telashe, Aris i ndërpret kontratën

Mërgim Mavraj nuk është më futbollist i Arisit.

Sport

24/12/2018 13:54

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj do të duhet të kërkojë një ekip të ri gajtë mërkatos së janarit pasi nuk bën pjesë në planet e Arisit të Selanikut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi grek këtë të hënë, ndonëse kishte disa ditë që qarkullonte në mediat greke.

Së bashku me Mavrajn do të largohen nga ekipi grekë I Arisit edhe dy lojtarë të tjerë për faktin se paraqitjet e tyre nuk kanë qenë dinjitoze.

Edhe pse Mavraj ka një kontratë 1+1 me Aris, kjo gjë nuk e ka ndaluar presidenti e klubit që t’i komunikojë mbrojtësit shqiptar lajmin për të gjetur një klub tjetër.

Ky është dështimi I dytë për Mavrajn pas atij me gjermanët e Hamburg.