Mavraj përqesh serbët, ua lë këtë nofkë të re

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka goditur me një status në rrjetin social Facebook, duke marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Sport

04/08/2015 09:51

Mavraj ka postuar një status në Facebook i cili është pëlqyer mjaft shumë nga ndjekësit e tij.

“Lutja e vazhdueshme ndaj Zotit fuqiplotë, do të na rikthejë edhe më të fuqishëm për t’u përballur me dronofobët. Faleminderit të gjithëve që keni qenë kaq pranë meje, në këto momente të vështira”, shkroi Mavraj.

Sigurisht, termi “dronofob” ju kushtohet serbëve, për të cilët që prej 14 tetorit 2014, droni është bërë një makth i vërtetë, shkruan Gazeta Olle.