Mavraj e pranon: Nëse humbim ndaj Francës…

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në këto çaste është në një konferencë për shtyp së bashku me Elseid Hysajn.

Sport

12/06/2016 18:17

Kosovari e ka vlerësuar ndeshjen ndaj Francës si shumë të rëndësishme.

“Ndeshja do të jetë shumë e vështirë dhe e nxehtë në një stadium si ai i Marsejës. Duhet të marrim një rezultat pozitiv për të shpresuar kalimin e grupit, pasi që nëse humbim, do të mbyllet pothuajse gjithçka”, deklaroi Mavraj, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mungesa e Canës? Shumë keq, pasi që ai është një kapiten me personalitet të lartë dhe me përvojë të madhe. Do të na mungojë shumë, por besoj që kushdo që të luajë në vend të tij, do të jap maksimumin”, theksoi Mavraj.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.