Maurizio Sarri jep lajmin e vitit për tifozët e Chelsea

Maurizio Sarri ka zbuluar se Eden Hazard është i lumtur te Chelsea, duke insistuar se largimi i tij është i pamundur në këtë fazë në drejtim të Real Madridit.

Sport

10/08/2018 17:51

Belgu 27 vjeçari që në Kupën e Botës me Belgjikën arriti deri në gjysmëfinale, ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid, si zëvendësues i të larguarit Cristiano Ronaldo.

Por trajneri Sarri, në konferencë për shtyp para ndeshjes së xhiros së parë të Premierligës që Chelsea e luan në udhëtim te Huddersfield.

“Mendoj se tani është e pamundur, është e pamundur, sepse tregu është mbyllur. Tani nuk mund të kemi ndryshime te lojtarët e rëndësishëm, prandaj mendoj se është e pamundur të largohet”, ka deklaruar Sarri.

“Hazard është këtu, kam folur me të tre apo katër herë, dhe ai kurrë nuk ka thënë diçka rreth largimit, prandaj mendoj se është i lumtur këtu me ne”.

Sarri do të drejtoj për të parën herë Chelseas, skuadër të cilën e mori ta drejtojë pas largimit nga Napoli./Lajmi.net/