Matthaus: Ronaldo te Bayern do të ishte lëvizje seksi

Ikona gjermane e futbollit, Matthaus e sheh Cristiano Ronaldon si zëvendësues ideal për Robert Lewandowskin.

Sport

04/07/2022 18:55

Lothar Matthaus e ka përshkruar lëvizjen e mundshme për Ronaldo si një lëvizje ‘seksi’.

“Ronaldo te Bayern do të ishte seksi. Së paku ju duhet t’i shqyrtoni opsionet dhe të shkoni përmes tyre një herë”, ka shkruar Matthaus në kolumnën e tij për ‘Sky Germany’, transmeton lajmi.net.

“Nëse te Bayern ka një mendim që Ronaldo është i gatshëm fizikisht për të ndihmuar për një vit ose dy, dhe me paratë e gjeneruara nga Lewandowski merr portugezin super-yll, do ta mendoja”, shtoi gjermani.

Cristiano Ronaldo lidhet me skuadra si Roma e Chelsea. Ai nuk është paraqitur në stërvitje me Man United.

Mbetet të shihet nëse Bayern do të bëjnë lëvizje për portugezin. /Lajmi.net/