Matthaus fajëson Guardiolën

Ish futbollisti i Bayern Munichut, Lothar Matthaus ka fajësuar trajnerin Pep Guardiola për eliminimin në gjysmëfnale të Kupës së Gjermanisë.

Sport

30/04/2015 13:16

Lothar Matthaus beson se Pep Guardiola është fajtor për eliminimin e Bayern Munichut në gjysmëfnale të Kupës së Gjermanisë.

Gjiganti bavarez luajti baras 1:1 në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve por në fund humbi me penallti.

Dhe, Matthaus e fajëson trajnerin e Bayernit për atë që ndodhi.

“Unë me të vërtetë të vlerësoj Guardiolan dhe unë mendoj se ai është trajner i përkryer për Bayern, por ai gaboi kundër Dortmundit”, tha ai për “Bild”.

“Pse Rafinha luajti në të majtë? Dhe pse Philipp Lahm nuk fillojnë në krahun e djathtë si kundër Portos? Pse Xabi Alonso nuk fillojnë si Nr.6? Përse ishin lëvizur nga pozitat Juan Bernat dhe Medhi Benatia dhe Tomas Muller”, u shpreh ai.