Matoshi mbështet Abdixhikun që refuzoi të takohet me presidentin e Shqipërisë si shkak i lokacionit

Njohësi i rrethanave politike, Halil Matoshi, ka mbështetur vendimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, që të mos takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, si shkak i lokacionit përgjatë vizitës së tij të djeshme në Kosovë. Matoshi ka thënë të mërkurën në ‘Facebook’ se “Lumir Abdixhiku ka krenari”. Pos tjerash ai refuzimin e të…

Lajme

17/08/2022 07:43

Njohësi i rrethanave politike, Halil Matoshi, ka mbështetur vendimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, që të mos takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, si shkak i lokacionit përgjatë vizitës së tij të djeshme në Kosovë.

Matoshi ka thënë të mërkurën në ‘Facebook’ se “Lumir Abdixhiku ka krenari”.

Pos tjerash ai refuzimin e të parit të LDK-së e ka lidhur edhe me demokracinë e kësaj partie politike.

“Nuk kam qenë kurrë anëtar i LDK-së, por për rajonin kjo parti asht shkollë e demokracisë”, ka shkruar ndër tjerash Matoshi në Facebook.

Postimi i plotë:

Lumiri ka krenari – LDK asht aset kombëtar i Kosovës!

LDK asht partia e parë demokratike në Ballkan.

E Brahim Rugova lideri i parë liberator krahas Vaclav Havel-it, në ish Lindjën komuniste.

Pra, nifar shkolle e demokracisë në Europën juglindore, qi kur u ba, këta bajrambegat enverista, me thanë me pak sarkazmë, janë tutë qi hini Amerika!?

Kanë menu vetmëveti: “Kuku, na ra imperializmi.”

Nëse fare ka ni ky çka ka ndodhë n’Ballkan e n’Kosovë më 1989!?

Po get s’i kanë kallxu fare oficerat stalinista që pat ra komunizmi leninist!

LDK asht adresë dhe akademi politike për stalinistat e kriminalizuet e t’konvertuem n’demokrat!?

LDK asht aset kombëtar i Kosovës.

Duhet me lexue Bajrami histori, se nuk e di që ka taku tre zyrtarë anonimë për shtetndërtimin e Kosovës (tretë të VV-së) në zyrat e shtetit, por LDK ka emën t’madh.

I zoti shpisë vendos ku, kur e qysh pret mysafirë, jo ardhësi, kështu ka qenë ndër shqiptarë qe nga Dardania antike.

Lumir Abdixhiku ka ba ni hap krenar e t’admirueshëm politik, në mbrojtje të kësaj adrese të shqiptarëve kosovarë.

Bravo i koftë!

Me pas kanë gjallë Bekim Fehmiu i kish thanë Lumit fjalët që i pati thanë Brahimit më 1990 te “Elida”.

Kosovarët ma t’informuem e dijnë mirë se çka foli atëherë Beka!

P.S.

Nuk kam qenë kurrë anëtar i LDK-së, por për rajonin kjo parti asht shkollë e demokracisë!

Mëso Bajram Begh